Nuk është dëbora dhe as Nibiru. Inteligjenca artificiale, sipas një raporti të ri, përbën një kërcënim për ekzistencën e njerëzimit. Rritja e makinerive mund të çojë në rrëzimin e njerëzimit, nëse nuk kontrollohet si duhet, thuhet në raport. Studimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror Global gjen se inteligjenca artificiale është një nga rreziqet me të cilat do të përballet bota këtë vit. Raporti, që ka anketuar 750 ekspertë, thotë se rritja eventuale e inteligjencës artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzve, apo humbjen e rolit të tyre si specia dominuese në planet. Shumë ekspertë, duke përfshirë Stephen Hawking dhe Bill Gates, kanë shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e mundshme të inteligjencës artificiale, duke besuar se ajo do të krijojë një rrezik për ne.