Japonia ka popullsinë më të moshuar në botë dhe një gjë e tillë është duke shkaktuar mungesë akute të fuqisë punëtore. Teksa gati një e treta e popullsisë ka më shumë se 65 vjet, gjetja e punëtorëve do të jetë sfidë për këtë shtet.
Gjithnjë e më shumë, kompanitë po synojnë zgjidhje përmes teknologjisë – përfshirë dy prej zinxhirëve më të mëdhenj të shitoreve në këtë shtet, “FamilyMart” dhe “Lawson”.
Këtë javë, “Lawson” e ka angazhuar robotin e parë në një shitore në Tokio. “FamilyMart” kishte përdorë të njëjtit robotë gjatë muajit të kaluar. Të dy zinxhirët janë duke u mbështetur tek një robot i quajtur “Model-T”, i prodhuar nga kompania kineze, “Telexistence”.