Robotët e seksit së shpejti do të jenë në gjendje të tradhtojnë pronarët e tyre dhe ta mbulojnë këtë gjë me gënjeshtra. Rebejah Rousit, një kërkuese shkencore në Universitetin e Jyvasklës në Finlandë, foli në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar mbi Dashurinë dhe Seksin me Robotët në Londër për marrëdhëniet në zhvillim midis njerëzve dhe robotëve, duke u fokusuar tek tradhtia. “A do të jenë njerëzit të konkurrojnë me tërheqjen fizike dhe intelektuale të robotëve, veçanërisht nëse ata janë duke kërkuar partner të përsosur dhe ideal? Duhet të shqyrtojmë nëse robotët do të kenë dëshirat e tyre seksuale dhe çfarë i motivon këto dëshira”, tha ajo në konferencë. Rousi është një eksperte në ndërveprimin njerëzor me teknologjinë dhe sugjeroi që kur partnerët tanë robotikë do të bëhen më të sofistikuar, natyrisht do të duan të marrin kontrollin. “Nëse qëllimi përfundimtar është krijimi i robotëve autonome që janë në gjendje të mendojnë dhe ndjehen të pavarur, shanset e njeriut për të ruajtur pushtetin brenda këtyre marrëdhënieve janë mjaft të margjinalizuara”, tha ajo për Daily Star.