Robotët inteligjentë shumë shpejt mund të kenë “fëmijë” me pronarët e tyre, sipas një eksperti të inteligjencës artificiale. David Levy, autor i librit “Love and Sex with Robots”, pretendon se është një “koeficient” se njerëzit dhe robotët së shpejti do të mund të kenë fëmijë, duke pasur parasysh “përparimin e kohëve të fundit në hulumtimet e qelizave staminale dhe kromozomet artificiale”, shkruan “The Sun”. Dr.Levy nuk ka dhënë asnjë afat specifik për foshnjat robot, por ai sugjeron se kjo mund të ndodhë brenda 100 viteve të ardhshme. Parashikimet e tij bazohen në studimet e fundit të qelizave staminale, nanoteknologjinë bio dhe gjenetikën robotike.