Robotë në gjatësinë e një fëmije, janë edhe “humanë”, pasi përmes tyre, në të vërtet, mjekët dhe infermierët mund të komunikojnë me pacientin dhe, nëse ai nuk është në C-PAP, ai mund të përgjigjet.
“I para quhet Tommy”. Atë e ka pagëzuar me të njëjtin emër si djali i tij, prof. Francesco Dentali, Drejtor i departamentit të Mjekësisë me Intensitet të Lartë të Spitalit “Circolo di Varese” dhe është i kënaqur me këto përforcime të sapoardhura. Gjashtë robotë tani do të ndihmojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor në ndihmën e dymbëdhjetë pacientëve Covid-19, një robot për çdo dy pacientë.
Ata hyjnë në dhoma dhe bëjnë të mundur monitorim në distancë, kjo ndodh falë aparatit fotografik me të cilin janë të pajisur, në fakt stafi e sheh pacientin dhe e monitoron atë pa qenë fizikisht në dhomë, ku në këtë mënyrë zvogëlohet konsumi i pajisjeve mbrojtëse dhe kursehet kohë, duke përfshirë edhe kohën për veshjen dhe zhveshjen e mjekëve.
“Natyrisht që këto robotë nuk e eliminojnë kontaktin e njeriut me pacientin, por ato shmangin hyrjen dhe konaktin e drejtpërdrejtë mes të sëmurëve dhe mjekëve. Në të vërtetë, duke na kursyer kohën e veshjes dhe zhveshjes, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në biznesin tonë, cilësia e kohës që do t’u kushtojmë pacientëve”, shpjegon Prof. Dentali.