Pjesëmarrësit në një organizim për prezantime teknologjike në Tokio të Japonisë, kanë mbetur të befasuar me një robot që duket sikur një adoleshente e gjallë. Roboti të ndjek me sy, buzëqesh dhe bën me dorë, ndërsa është shumë elastike kur e kthen kokën, transmeton Telegrafi. Shikuesit e videos që është përhapur në internet, po pretendojnë të jetë fjala për një vajzë e re që shtiret sikur është robot. “Nuk ka mundësi të jetë kukull”, është një nga komentet e shumta.