Robinho u shpall kampion i Turqisë me Basaksehir sezonin e kaluar, teksa ka vendosur të rikthehet në shtëpi. Sulmuesi brazilian firmosi me Santos, ekip ku është gati të nisë aventurën e katërt në karrierë. Rroga e tij mujore do të jetë vetëm 230 euro! Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krizë botërore dhe 36-vjeçari ka vendosur të ndihmojë ekipin e tij të zemrës, duke pranuar një rrogë simbolike, diçka që e konfirmon për TMW.
“Jam i lumtur që u ktheva te Santos. Ndodhem në skuadrën time, qytetin tim dhe në klubin që më realizoi ëndrrën për t’u bërë futbollist profesionist. Ndjej një kënaqësi të madhe, nuk arrij t’i gjej fjalët e duhura për ta përshkruar. Nuk mungonin ofertat nga Evropa, por jam 36 vjeç dhe mendova të kthehem në shtëpi, afër gruas dhe fëmijëve të mi. Nuk jam më një djalë i ri, në kokën time kryesorja është familja”, u shpreh Robinho.
“Është e vërtetë se do të paguhem 230 në muaj, por sinqerisht nuk më pëlqen shumë të flas në lidhje me këtë temë. Në këtë krizë botërore, të gjithë mund të bëjmë diçka. Santos ka nevojë sot për mua, njësoj siç unë kisha nevojë për Santos në fillimet e mia”, deklaroi Robino.