Një zarf plot me para në kutinë postare ose poshtë derës. Kjo është surpriza e bukur që janë përballur disa banorë të Villarramiel, një fshat me 1 mijë banor në veri të Spanjës.
Prej një javë një person i paidentifikuar dhe që quhet nga banorët, ‘Robin Hood i shekullit 21’ po shpërndan para për disa prej familjeve të fshatit. Në zarf ka kartëmonedha 50 dhe 100 euro. Po kush i shpërndan këto para? Për momentin nuk dihet personi që bën një bën një bamirësi të tillë.
“Nuk e dimë se kush fshihet pas këtyre dhuratave për banorët dhe se çfarë kuptimi ka kjo bujari e çuditshme”, ka thënë kryetarja e bashkisë, Nuria Simon.
Disa prej personave që morën zarfe me para shkuan në polici për t’i dorëzuar ose në bankë për të kontrolluar a ishin të vërteta ose false. Por paratë e shpërndara pas verifikimeve ishin të vërteta.