Një talent që po sjellë sukseset e tij në fushën e boksit është dhe shqiptari që jeton në Gjermani, Roberto Bakaj. Ai pak ditë më parë ka përfunduar ndeshjen e radhës duke mundur kështu kundërshtarin Kelmpert, ndërkohë që në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA tregon shkurt për karrierën dhe synimet e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
Unë kam vazhduar boksin tash e 6 vite dhe kam pasur shumë ndeshje në boks amator.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Normal që kam pasur vështirësi që kam vazhduar boksin sepse kur kam ardhur në Gjermani nuk kam pasur përkrahje dhe më është dashur të nis nga fillimi kur e do një gjë ia del.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke? Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
Mua më pëlqen Mike Tayson, kaq.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit? Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Kam dëshirë të bëhem kampion Europe e më pas të shohim pse jo edhe më shumë.
KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?
Unë kam fituar ndeshjen e fundit dhe po bëhem gati për ndeshjen e radhës që do jetë shumë shpejtë, meçe kam pasur plot dhe kam dal gjithmonë fitues.
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Humbja nuk është që të lë mbrapa por të bën edhe më të fortë e mendon që ke humbur dhe tenton të bëhesh edhe më i fortë.