Jeton në Gjermani dhe merret me boks. Ka fituar shumë tituj dhe vazhdon të ndeshet duke bërë kështu krenar gjithë shqiptarët. Roberto Bakaj vjen në një intervistë për gazetën KOHA duke treguar mbi karrierën e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cilat ishin ndjesitë e tua, para se të ngjiteshe në ring?
Ndjesitë e mia janë normal përderisa marr guximin të hy në ring dua të them se do fitoj dhe nuk e mendoj humbjen e as kundërshtarin.
KOHA: Kundërshtarin si e konsideroje?
Çdo kundërshtar e marr me shumë respekt sepse kur ngjitemi në ring jemi të barabartë deri në përfundim të ndeshjes.
KOHA: Ç’do të thotë për ty të ndeshesh e jo vetëm, të fitosh në një vend jashtë Shqipërisë?
Normal ndjesitë janë ndryshe kur ndeshesh në vend të huaj, do doja në Shqipëri por mundësitë nuk janë dhe në Gjermani kam mundësitë më të mëdha, shteti gjerman na përkrah më shumë derisa populli shqiptar na jep mbështetje më të madhe në ring.
KOHA: Kujt ia dedikon fitoret?
Fitoret ia dedikoj Shqipërisë time, unë ndeshem në Gjermani por fitoret gjithmonë familjes time dhe shqiptarëve.
KOHA: Si ishte Roberto fëmijë apo adoleshent si temperament?
Gjithmonë që i vogël më kanë thënë se një ditë do bëhem i fortë sepse kam lindur për sport dhe ngadalë po ua vërtetoj njerëzve që kanë pasur të drejtë dhe e kuptoj vetë por stërvitem shumë dhe me punë ia dal gjithmonë. Si adoleshent kam qenë i urtë dhe punën time por kur dikush më ka provokuar nuk kam qenë i butë pak problematik.
KOHA: Cili është mesazhi që një kampion si ti, i drejton fëmijëve apo të rinjve që ëndërrojnë këtë sport?
Të rinjtë duhet të mësojnë më shumë në shkollë, të dëgjojnë prindërit dhe ai që ka mundësitë të merret me ndonjë sport sepse sporti është i mirë dhe plot shëndet.
KOHA: Jeni disa persona në familje që merreni me këtë sport. Sipas teje, ky emërues i përbashkët, është një predispozicion i juaji si gen apo thjesht rastësi e, secili nga ju ka ndjekur pasionin e vet me përkushtim?
Në familjen time jemi unë dhe vëllai që merremi me sport dhe ai në Qershor të vitit të ardhshëm garon për kampion gjerman, shumë shpejtë do të futet dhe vëllai tjetër në boks njëjtë si ne.
KOHA: Në vendlindjen tënde si të presin kur kthehesh për pushime?
Unë jam rritur në një fshat të Lezhës dhe kam pasur respektin më të madh atje, më përkrahin shumë sa herë që kthehem dhe çdo titull ua kushtoj atyre.
KOHA: Po një ëndërr në sirtar, a e ke?
Ëndrra ime është të bëj një ndeshje të madhe në Shqipëri cilin do qytet qoftë, të ndeshem për një titull atje.