Aktori amerikan, regjisor dhe producent Robert Redford (80) paralajmëroi se së shpejti planifikon ta braktisë aktrimin që të fokusohet në regji dhe dashurinë e tij të parë – artin.
Në një intervistë onlajn për Uolker Art Qendrën, të cilën ia dha nipit të tij Dilan, Robert Redford tha se është lodhur nga aktrimi, duke paralajmëruar se do të largohet nga aktrimi pas përfundimit të edhe dy projekteve, në të cilat është i angazhuar për momentin.
Aktori theksoi se dashuria e tij e parë është arti, duke sqaruar se si adoleshent ka kaluar kohë në Evropë “duke e hulumtuar shpjegimin e tregimeve përmes fotografisë”.
Redford për filmin “Njerëz të thjeshtë” nga viti 1980 mori çmimin Oskar për regji.