Robert Pattinson zyrtarisht është Batman i ri. Warner Bros ka mbyllur një marrëveshje me aktorin e “Twilight” për të luajtur Caped Crusader në “The Batman”.
Filmi me superhero i Matt Reeves do të dalë në kinema më 25 qershor 2021. Variety konfirmon se aktori i famshëm nënshkroi marrëveshjen të premten.
Xhirimet për filmin pritet të fillojnë këtë verë. Ndërsa asnjë datë zyrtare nuk është caktuar për xhirimet e “The Batman”.
Reeves mori detyrën si regjisor i “Batman” nga aktori Ben Affleck në janar 2017. Reeves do të prodhojë “The Batman” së bashku me bashkëpunëtorin e tij të “Planet of the Apes” Dylan Clark.