Shkup, 4 shtator – Përfitimet nga anëtarësimi në NATO janë siguri, demokraci, liri, rritje ekonomike. Me hyrjen në Aleancë i vendosët vulë anëtarësimit të mëtutjeshëm në BE, ndërsa qasja drejt këtyre dy organizatave është e rëndësishme për zhvillimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë, janë konkluzionet nga debati “Zbatimi i parimeve të NATO-s në Maqedoni” në organizim të Fondacionit “Fridrih Ebert”.
Rajnhold Robe, anëtar i mëparshëm i Bundestagut gjerman dhe Ombudsman i Armatës së Gjermanisë në debat tha se pret dhe është optimist se Maqedonisë do të bëhet anëtare e NATO-s, që do të paraqet hap të rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin e vendit, por edhe i gjithë rajonit.
“Këtë e them që t’i bind skeptikët. Aleanca atlantike e Veriut nuk është themeluar që të zhvillojë lufta dhe të gjejë mjete ushtarake për zgjidhje të çështjeve politike. NATO është bashkësi e shteteve demokratike që kultivojnë vlera të përbashkëta, theksoi Robe.
Shprehu kënaqësi që siç tha është sjellë zgjidhje pragmatike për zgjidhje të problemit me emrin me Greqinë.
Theksoi se ekzistojnë edhe parakushte të caktuara të cilat duhet vendi t’i plotësojë, e ato janë reforma në jurisprudencë, sundimi i drejtësisë. Theksoi edhe se me inkuadrimin drejt NATO-s, Maqedonia do të japë kontribut shumë të rëndësishëm edhe në tejkalimin e çështjeve tjera të Ballkanit, që u paraqitën pas rënies së Perdes së hekurt.
Anëtarësimi në Aleancë, tha Robe është “i ndërlidhur edhe me anëtarësimin perspektiv të Maqedonisë në BE” dhe e theksoi rëndësinë nga inkuadrimi i shoqërisë civile në gjithë këtë proces të debateve.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska theksoi tre vlera të rëndësishme nga anëtarësimi në NATO. Fillimisht tha, kjo është siguria, e cila theksoi, nuk duhet të vendoset vetëm në rrezik nga konfliktet.
“Anëtarësimi në NATO do të ketë ndikim edhe mbi statusin, pozicionin dhe cilësinë e forcave të të armatosura”, tha Shekerinska.
Sipas saj, avantazhi i dytë dhe shumë i rëndësishëm nga anëtarësimi në NATO është përforcimi ekonomik.
Avantazhi i tretë, theksoi ministrja, e cila gjithashtu është e rëndësishme, është ajo që anëtarësimi në NATO e lehtëson qasjen drejt BE-së, me çka i përshpejton proceset në këtë drejtim.
“Maqedonia është në garë me kohën dhe çdo muaj i humbur mund ta vendos shtetin në kontekst ndryshe”, tha Shekerinska.
Koordinatori nacional i Maqedonisë për NATO-n, Stevo Pendarovski u përqendrua në disa përfitime të rëndësishme nga anëtarësimi në NATO – solidaritet, demokraci, liri, pluralizëm, marrëdhënie të mira fqinjësore, tolerancë drejt diferencave.
Theksoi edhe se anëtaret e NATO-s janë të barabartë në marrjen e vendimeve, çdo votë i çdo anëtareje është i rëndësishëm, në NATO nuk komandon një shtet, ndërsa këtë Maqedonia, siç tha, e ka provuar më së miri në kuptim negativ në vitin 2008 me veton e Greqisë për ftesën.
Pendarovski theksoi edhe se kërcënimet kryesore të NATO-s janë terrorizmi me parashenjë religjioze dhe kiber sulme.