Tashmë është bërë e ditur se Arjen Robben do të largohet nga Bayern Munich.Pak ditë më parë, Arjen Robben ka bërë me dije se do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi holandez do të kërkojë një aventurë të re, pasi ka bërë me dije se koha e tij të bavarezët ka përfunduar.
Pas 10 vitesh te Bayern Munich, Arjen Robben do të rikthehet në vendlindjen e tij, pasi PSV-ja po e kërkon transferimin e tij. Trajneri i skuadrës holandeze, Mark van Bommel, dëshiron që ish-anëtari i Chelseat dhe Real Madridit, të transferohet që në janar. Kujtojmë se Robben në të kaluarën ishte pjesë e PSV Eindhovenit (2002-2004).