Robben, shënuesi më i mirë i huaj i Bajernit

11

Anësori i Bajernit të Mynihut Arjen Roben i shtoi një tjetër kapitull aventurës së tij fantastike te kampionët e Gjermanisë, duke u bërë shënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit.

Rrjeta ndaj Borusias së Dortmundit riktheu vëmendjen te numri 10 i formacionit të Jup Hajnkes, dhe ky gol e ngre holandezin në një tjetër nivel në Bundesliga.

Arjen Roben e ka çimentuar tashmë vendin e nderit pasi firmosi golin e 93 me ngjyrat e klubit bavarez duke parakaluar nëj tjetër personazh të dashur për tifozët e Bajernit si sulmuesi Xhovani Elber. Braziliani ishte një pjesë thelbësore e skuadrës së sezonit 2000/01 që fitoi edhe Champions League por tani parakalohet nga holandezi.

Arjen Roben iu bashkua Bajernit të Mynihut në vitin 2009 me dicka për të provuar pas oshilacioneve me ekipin merenges por po rezulton një nga blerjet më të mira në historinë e klubit të Bundesligës. vetëm në kampionatyin gejrman, Roben ka shpikur 59 asiste në 177 ndeshje dhe pavarësisht moshës 34 vjec, vazhdon të vallëzojë në fushë ashtu sic bëri edhe në Signal Iduna Park.

Ish-futbollisti i PSV shënoi 13 gola dhe krijoi 12 asiste sezonin e kaluar dhe duket se mbrojtësit e Bundesligës pas plot 8 vjetësh e gjysmë, ende nuk mund ti parandalojnë driblimet e tij fatale.

Comments are closed.