Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, biznesmenë, udhëtarë, studentë, të rinj…të gjithë unanim dhe gëzohen kur është në pikëpyetje ulja e çmimeve të roamingut në rajon, bëri të ditur Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (KRB) i cili ka zbatuar anketë në temën, duke e prezantuar sot videon me përgjigjet e njerëzve nga Sarajeva, Beogadi, Tirana, Podgorica, Shkupi dhe Prishtina.
Videoja dhe konkluzioni janë publikuar drejtpërdrejt para Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor në Beograd më datën 4 dhe 5 të këtij muaji, ku paralajmërohet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për uljen e çmimit të roamingut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Maqedonisë së Veriut para dy javëve e autorizoi ministrin dikasterial Damjan Mançevskin ta nënshkruajë marrëveshjen.
Samitin e Dytë Digjital do ta hapin kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, sekretarja e përgjithshme e KRB-së Majlinda Bregu dhe komisarja evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Marija Gabriel.(koha.mk)