Moskë, 9 nëntor – Sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë janë aq joefikase që Moska nuk do të humbasë kohë që t’i analizojë, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Rjabkov.
Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë ta zhvillojë ekonominë, turizmin, fushën sociale dhe sektorët e tjerë të Krimesë.
“Asnjë presion apo sulm nuk do të ndikojë mni këtë kurs. Masat e vendosura nga SHBA-ja janë aq të parëndësishme, të pabaza dhe joefikase që do të ishin kontraproduktive për ne të humbasim kohë”, theksoi Rjabkov.
Ai paralajmëroi se Rusia do ta shqyrtojë vendimin e këtillë, por se tani ka “shumë punë më të rëndësishme”.