Nju-Delhi, 9 janar – Rusia është e gatshme të bisedojë në nivel diplomatik dhe ushtarak me SHBA-në për Marrëveshjen për likuidim të raketave me rreze të mesme dhe të shkurtë veprimi (INF), deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov.
“Jemi të gatshëm për dialog, nëse është e gatshme edhe SHBA-ja. jemi të gatshëm për konsultime në nivel të minsitrive të jashtme dhe mbrojtjes, si dhe të këshillave të sigurisë. Kjo, edhe po të ndodhte nesër, do të jemi të gatshëm. Ky duhet të jetë dialog në nivel të njejtë”, tha Rjabkov, i cili po qëndron për vizitë në Indi.
INF u nënshkrua në vitin 1987 nga lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov dhe presidenti ia tëhershëm amerikan Ronald Regan.
Presidenti amerikan, Donald Tramp vitin e kaluar kërcënoi se do të tërhiqet nga Marrëveshja, duke pohuar se Moska nuk e respekton atë.