Moskë, 1 korrik – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Rjabkov sot i bëri thirrje SHBA-së ta lirojnë pilotin rus, Konstantin Jaroshenko dhe ta këmbejnë për cilindo shtetas amerikan i cili është i burgosur në Rusi.
Jaroshenko është pilot i cili vuan dënimin prej 20 viteve për shkak të tentimit për kontrabandimin e kokainës në SHBA.
“Lirojeni Jaroshenkon, këmbeni me ndonjë amerikan apo amerikanë të cilët vuajnë dënime me burg këtu”, theksoi Rjabkov.(koha.mk)