Në vitin e fundit, Milani ka qenë skuadra e cila është përballur disa herë me sanksione nga UEFA dhe duket sikur mes palëve ka nisur një luftë e cila nuk dihej se kur do të përfundonte. Gjobat, privimi nga futbollistët e federuar për Europën dhe rreziku për përjashtim kanë qenë gjithmonë kryefjala në mbledhjet që drejtuesit e UEFA-s kishin në mbledhjet e tyre.
Gjatë ditës së djeshme, Ceferin u rizgjodh në krye të UEFA-s dhe në një prononcim pas zgjedhjeve u shpreh se do të rishikohen edhe njëherë tjetër ligjet rregulluese për një ‘Fair Play Financiar’. Nga rishikimet e mundshme, mund të përfitojë disi Milani, duke qenë se rishikimi bëhet për të krijuar kushte lehtësuese për klubet.
Fakti që Milani ka paguar shumicën e borxheve dhe shpenzimeve që kishte, mund ta ndihmojë me rregullat e reja dhe gjatë merkatos së verës mund të ndërhyjnë sërish lirshëm në merkato, si edhe limitimi i federimeve mund të hiqet.