Nga Mislim ZENDELI
Që një zonë malore të merr epitetin Qendër Turistike Dimërore, duhet t’i plotësojë disa parakushte:Mes tjerashtë ketë ditë me diell, borë të qëndrueshme, arritshmëri të lehtë, afërsi me aeroportet dhe nyjet kyçe të komunikacionit rrugor dhe atij hekurudhor, shtigje për të gjitha llojet e sporteve dimërore, si dhe infrastrukturë hoteliere-turistike, mundësi për zgjerim të shtigjeve dhe hapësira të tjera të nevojshme. Me këto dhe shumëçka tjetër posedon Qendra turistike Kodra e Diellit, qendër kjo për shumëçka e pakrahasueshme me qendrat simotra në Maqedoni dhe më gjerë.
Ka kohë që në opinion shtrohen dilemat nga këndvështrimet e ndryshme për mundësinë e rikthimit të shkëlqimit të njërave prej qendrave më të njohura turistike dimërore jo vetëm në Maqedoni por në Ballkan e më gjërë. Duke parë se si me dekada po shkatrohet edhe ajo pjesë e mbetur e infrastrukturës turistike,dashamirët dhe simpatizuesit e kësaj qendre formuan një shoqatë “enkase” për këtë qëllim, me një mesazh mjaftë të qartë “Ta mbrojmë Kodrën e Diellit”. Të rinj dhe pleq anëtarë të kësaj shoqate dhe shumë të tjerë, kanë ndërmarrë aktivitete të shumta për të ndërgjegjësuar popullatën dhe institucionet përkatëse,me qëllim të gjetjes së rrugës së duhur për rivitalizimin e kësaj qendre dhe rikthimin e shkëlqimit të saj, por, fatkeqësishtë të gjithë u anashkaluan nga faktori politik shqiptar, i cili ka për detyrë të ngrit çështje të tilla në organet dhe institucionet më të larta shtetërore.Megjithatëpër arsye të panjohura kërkesat dashamirëse të kësaj shoqate, vazhdimisht kanë hasur në vesh të shurdhër apo janëneglizhuar.
Që të kuptohet esenca e problemit në fjalë, do të nisemi nga definimi i nocioneve kyçe. Rivitalizimi paraqet një proces të ngritjes dhe zhvillimit të potencialeve turistike, të cilat një kohë të gjatë kanë realizuar qarkullime të solide turistike. Ky proces nënkupton përdorimin dhe vitalizimin e të gjitha mjeteve qoftë të atyre organizative, financiare, politike, ekonomike, sociale dhe të tjera,në drejtim të realizimit të një “cam backu” apo një jete të re të kësaj qendre, të falur nga natyra por të lënë pas dore nga njeriu. Pra intenca e të gjitha përpjekjeve që kanë bërë aktivistët e shoqatës së lartpërmendur dhe shumë entuziastë të Malit Sharr është përdorimi i të gjitha mundësive dhe mjeteve, për rikthimin e e Kodrës së Diellit në pozitën e merituar nëtregun turistik.
Pra, kemi të bëjmë me një çështje komplekse që kërkon angazhim dhe organizim të nivelit më të lartë apo një projekt gjithëpërfshirës, në të cilin do të kyçen parasë gjithash universitetet, respektivisht ekpertët e fushëssë turizmit, të cilët në bashkëpunimme institucionet shtetërore dhe ato lokale me organizatat e shoqatat e sektorit civil, dhe veçmas me banorët e fshatrave që i përkasin hapësirës gjeografike dhe ndarjes teritoriale, të bashkëveprojnë për t’i dhënë impuls kësaj fushe të zhvillimit.Në këtë projekt fillimisht duhet të analizohen faktorët që kanë çuar në këtë gjendje, ambienti politik, ekonomik, social dhe kulturor, që më pastaj të jepen rekomandime dhe forma të veprimit aksional.
Jo rastësisht e theksova politikën, sepse mendoj se aty është nyja gordiane e problemit. Le të jem i gabuar, por politika diskriminuese që bëhet ndaj gjithë asaj që është shqiptare është pjesë e injorimit respektivisht “lënies në harresë” të Kodrës së Diellit . Politikbërësit maqedonas të të gjitha ngjyrave tentuan me çdo kusht ta injorojnë këtë “parajs” të turizmit dimëror. Inatet shkuan deri në atë shkallë sa që tentuan me çdo kusht të investojnë dhe të ngrisin qendra të reja dimërore atje ku nuk kishte parakushte klimaterike, reliefe, strukturore e as kushte hapësinore, etj. E tillë ishte iniciativa e ndërtimit të qendrës dimërore sportive “Kozhuf” afër Strumicës, e cila fundosi shuma të mëdha financiare. Sjellja anashkaluese kundrejtë investimeve që duhet bërë edhe në rajonet ku jetojnë shqiptarët, pra edhe në Qendrën Turistike dimërore e verore Kodra e Diellit, daton që nga shthurja e ish Jugosllavisë. Janë të njohura faktet se që nga 1985 e këndej në këtë qendër, nuk është “ngulur” as edhe një gozhde siç thotë populli. Nga ana tjetër, Qendra dimërore “Zare Lazarevski” në Mavrovë konkurrenti i sforcuar i saj, përmes ndarjes territoriale iu shkëput komunës së Gostivarit, shumë shpejtë iu fal një koncesioneri –maqedonas emigrant nga Australia me qëllim që dilet nga “ rrethi i rezikshëm i shqiptarëve”. Dihet mirëfilli se në këtë qendër pas investimeve të bëra është ngritur një insfrastrukturë përkatëse, që mundëson ardhjen e vizitorëve vendor dhe turistëve të huaj.Atë madje e ndihmuan edhe në forma të tjera, si bie fjala me akordimin e kredive të volitshme.Megjithatë si për “inat” edhe sot e kësaj dite, përkundër ndihmave financiare dhe promovimeve të shumta që bëhen me qëllim të drejtimit të klientellës kah kjo qendër, përsëri nuk po arrihen dot rezultatet e dëshiruara.
Nga ana tjetër partitë politike shqiptare në pushtet por edhe ato në opozitë, nga neglizhenca apo mosinteresimi, as që kanë dashtur të merrem me këtë temë. Edhepse qendrat e vendosjes për krijimin e strategjive, prioriteteve dhe investimeve në fushën e turizmit dimëror e anashkalojnë Kodren e Diellit, përsëri natyra e ka falur këtë vend të bekuar, me të gjitha parakushtet e nevojshme si një qender të mirëfillt turistike dimërore.
Që të lëvizin gjërat nga zeroja, është e domosdoshme të ndërmerren aktivitete për zhvillimin e modelit të revitalizimit të Kodrës së Diellit. Ky organizim gjithëpërfshirës mund të jetë në formë të një programi të veprimit të të gjitha subjekteve të interesuara për rivitalizimin e kesaj qendre, e që konsiston në:
– Inicimin eçështjes së transferimittë pronësisë komunës së Tetovës, të cilës i takon gjeografikisht Kodra e Diellit;
– Promovimin e zhvillimit dhe integrimit të turizmit katër stinor, me të gjitha produktet turistike;
– Ndalimin e menjëhershëm të shkatërimit të objekteve të infrastrukturës ekzistuese dhe tëmjedisit;
– Ndalimin sa më të shpejtë të ndërtimeve të egra në rajonin e uikend shtëpizave;
– Përpilimin e një plani hapësinor të qendrës dhe rrethinave të saj;
– Analizimin e mundësisë të dhënies me koncesion një investitori të huaj apo vendas me kontrata konkrete zhvillimore;
– Riformulim i destinacionit turistik Kodra e Diellit dhe promovimi i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, i bazuar në pasuritë natyrore të kësaj zone,që nënkupton, mbrojtje të mjedisit, zhvillim ekonomik dhe punësim për banorët e lokalitetit. Kjo do të ndalon dhe emigrimin e popullatës nga këto zona;
– Marrjen e iniciativës për trajnimin dhe zhvillim të burimeve njerëzore, të cilat janë të lidhura me profilet e kërkuara, siç janë gastronomët, blegtarët, bletarët, kopshtarët dhe të ngjashëm;
– Trajnim të popullatës lokale për thithjen e mjeteve për projekte që financohen nga fondet e ndryshme të BE;
– Zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve integrale turistike në rajon në veçanti në tregun turistik shqiptar, duke krijuar një destinacion turistik unik kombëtar;
– Përmirësimin dhe renovimin e infrastrukturës për turizëm dhe rindërtim i shtigjeve të skijimit, çiklizëm, alpinizëm etj.
Bashkërenditja e veprimtarive të të gjitha subjekteve shtetërore, rajonale e komunale, arsimore dhe ekonomike,është nevojë e domosdoshme dhe imediate për realizimin e qëllimeve të lartëshënuara, ndërkaq mbështetja nga faktori politik shqiptar si domosdoshmëri, as që diskutohet. Preferohet që kësaj t’i paraprijnë debatet shkencore, me qëllim të bërjes publike të problemit në fjalë. (koha.mk)
(Autori është profesor universitar)