Është shënuar goli i parë i finales së Copa Libertadores, në mes të Rivers Plate e Boca Juniors. Boca Juniors ka kaluar në epërsi me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë, transmeton Insporti.
Dario Benedetto shënoi në minutën e 44-të për epërsinë 1:0 të Bocas, në finalen e kthimit e cila po zhvillohet në “Bernabeu”. Takimi i parë kishte përfunduar 2:2, andaj Boca momentalisht po udhëheq 3:2 me rezultat të përgjithshëm.