Rivalitet me Roza Latin? Flet Rudina Dembacaj

Aktorja dhe moderatorja e “Mos i fol shoferit” folur ndër të tjera edhe për ndryshimet e fundit që ka pësuar ky program.
Rudina prej një sezoni është zhvendosur nga taksia në një studio në prime-time mbrëmjen e së shtunës duke zgjeruar kështu edhe orarin e transmetimit.

Aulona dhe Fatma e kanë pyetur nëse mes saj dhe Roza Latit ka rivalitet duke qenë se të dyja kanë programe të ndjekura në Ora News dhe për shkak se Rozës iu desh të kalonte ditën e dielë në transmetim.

“Përkundrazi. Unë jam aktore ajo ka tjetër format, tjetër natyrë, tjetër target grup. Formatet nuk kanë ngjashmëri sepse nuk kam kopjuar askund. Formati im është origjinal, pjellë e fantazisë sime e shkrimtares, kryeredaktorit dhe regjisorit tim”,- është shprehur Rudina duke pohuar se kanë raport të mirë mes tyre. (Blitz)