Duke i qëndruar ndeshjeve “të harruara”, pra turi i parë kualifikues i Botërorit 2022, për sa i përket Konfederatës Aziatike, ka pasur edhe një ngjarje interesante.
Ndeshja e kthimit mes Sri Lanka dhe Macao nuk është zhvilluar. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren e Macao 1-0. Por, në sajë të frikës për sulme terroriste në Sri Lanka (një ngjare që u verifikua sidomos për Pashkë), Macao nuk udhëtoi dhe kështu supozohet të humbasë 3-0 në tavolinë.
Tani, duhet parë se çfarë do të vendosë FIFA, për përjashtimin ose jo të Macaos, që kishte kërkuar të luhej në fushë neutrale.
Histori të ndryshme, nga vende “të humbura për njerëzimin”, nëse mund të quhet kështu. Një penallti ka shpëtuar Mongolinë nga eliminimi, teksa janë mundur 2-1 në Brunei, pasi këta të fundit ishin mundur 2-0 në fushën e kundërshtarit.
Fitore me goleadë jashtë fushe për Malajzinë, duke eliminuar kështu Timor-Leste, ndërsa Bangladesh është kualifikuar në sajë të fitores së arritur jashtë fushe, përballë Laosit.
Mbetet verdikti i çiftit Pakistan-Kamboxhia, me ekipin vendas që duhet të përmbysë 2-0 e pësuar jashtë fushe, edhe pse duket tepër e vështirë.