Anëtarët e një prej bandave më famëkeqe të Zelandës së Re janë kapur duke ngushëlluar kundërshtarët e tyre pas sulmit terrorist të Christchurch, ndërsa kryeministrja Jacinda Arden u takua me familjet e viktimave. “Mongrel Mob”, janë një bandë e organizuar në Zelandën e Re, e bazuar në të gjithë vendin.
Anëtarët e bandës ishin veshur me xhaketa dhe bluza me logon e mongrelit. Ata shihen duke përshëndetur të tjerë në Hagley College të shtunën pasdite. Vajtuesit janë mbledhur në Zelandën e Re për të nderuar viktimat, të cilët ishin të pambrojtur, kur u qëlluan nga shtetasi australian Brenton Tarrant.
Anëtarët e bandës “Mongrel Mob” erdhën në Kolegjin Hagley, në Christchurch, ku Jacinda Arden mbërriti rreth aty orës 13:00, për të përshëndetur qindra të mbijetuar, anëtarë të familjes dhe vajtues. Zonja Arden, mbante në kokë një shami të zezë.
Ajo u tha gazetarëve të shtunën pasdite se autoritetet po përqendrohen në kthimin e viktimave në familjet e tyre, në mënyrë që ata të mund të mbajnë zi. Kryeministrja foli me familjet në Hagley Park, të cilët po përpiqeshin shumë për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur.