Ish-ylli brazilian i Barcelonës, Rivaldo, ishte ditët e fundit në Barcelonë dhe viziton edhe ambientet e klubit, ku kishte edhe një mision të veçantë. Kompania e basteve Betfair kishte organizuar një shorte dhe 22 fituesit do të luanin mes tyre në një nga fushat e Barcelonës. Ajo që ata nuk dinin ishte se mes tyre do të luante edhe Rivaldo, i maskuar. Braziliani dhuroi spektakël dhe vetëm në fund u zbulua identiteti i tij, duke lënë gojëhapur të gjithë.