Në tetor të këtij vitit është shënuar rritje nominale e qarkullimit në tregtinë me pakicë, përveç tregtisë me automjete motorike dhe motoçikleta për 6,9 për qind, ndërsa realisht për 5,6 për qind në krahasim me muajin e njëjtë nga viti i kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, shikuar në grupe dhe klasa, rritje nominale e qarkullimit për 14,2 për qind, ndërsa realisht për 14,5 për qind është shënuar te grupi Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan, te Tregtia me pakicë me produkte joushqimore, përveç karburanteve rritja nominale është 10,5, ndërsa realisht për 10,6 për qind, ndërkaq te Tregtia me pakicë, përveç tregtisë me karburantet ka rritje nominale për 12,1, ndërsa realisht për 10,8 për qind.