Ajo është gjithmonë sensuale, por këtë herë ka mahnitur me veshjen provokuese. Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila ka marrë vëmendjen mbrëmjen e djeshme në “GQ Man of the Yera Awards 2017”. Me një kostum të zi dhe pa të brendshme, Rita është shfaqur me forma fantastike, ku nuk kanë munguar edhe fotografitë. E zeza është një prej ngjyrave më të preferuara të këngëtares. Eventi i mbajtur në Londër mblodhi shumë personazhe të njohur kryesisht meshkuj ndërsa Rita që ishte e ftuar nuk kurseu të provokojë me këtë veshje.