Rita Ora tashmë ka lajmëruar se është fytyra promovuese e një firme tjetër të njohur të rrobave.
Edhe këtë herë bëhet fjalë për një firmë të atleteve, të cilat Rita i ka shumë për qejf.
Është kjo firma ‘Onygo’, për kampanjën e të cilëve Rita ka bërë disa fotografi ku shihet shumë sensuale në një fustan të shkurtër, shkruan Gazeta Express.
E megjithëse artistja seksi ka tentuar që në plan të parë të jenë atletet të cilat i promovon, padyshim se trupi i saj në top-formë e merr gjithë vëmendjen.
Për nga ana e muzikës, Rita ka lajmëruar se më në fund, në nëntor do të publikojë albumin e saj të shumëpritur.