Rita Ora sjellë koleksionin e ri me Rimmel London (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora ka sjellë kësisoj koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me Rimmel London. “Shades of Black” vjen pikërisht në ditën e Halloween – Nata e shtrigave. Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Ritës me Rimmel London. Edhe në vitin 2015-të, Rita kishte bashkëpunuar me kompaninë e njohur, për buzëkuqin e saj, shkruan KultPlus. Rita Ora pos si këngëtare çdo ditë e më shumë po aktivizohet edhe në botën e modës. Rita sot ka zbuluar edhe datat e turneut të saj nëpër Angli, në qytetet Leeds, Glasgow e Birmingham, ndërsa do të performojë edhe në Paris, Munih, Hamburg e Kopenhagë.

https://www.instagram.com/p/Ba6X8xshjBb/?taken-by=ritaora