Nderimi i Rita Orës për sukseset e saj – duke e paraqitur një Ritë të suksesshme, një bukuri femërore shqiptare dhe bukuri tradicionale – ka qenë synimi i pesëshes së artisteve për muralin që u finalizua për dy ditë në qendër të Ferizajt. Vetë këngëtarja e njohur të enjten ka mbetur pa fjalë për veprën dedikuar asaj, në të cilën paraqitet me veshje që thurin elemente tradicionale shqiptare.