Rita Ora ka arritur të bëhet artistja e shtatë më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Rita Ora edhe pse muajt e fundit nuk ka qenë aktive në muzikë, këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi të fundit, këngëtarja bëri të ditur se është bërë artistja e shtatë më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019.
Po ashtu, teksa falënderoi fansat për përkrahjen, Rita paralajmëroi se shumë shpejt do të rikthehet me këngë të rjea.
“Faleminderit të gjithëve që më bëtë artisten e 7-të më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019 !!! Unë vërtet vlerësoj të gjithë mbështetjen e vazhdueshme për gati 10 vjet !!! Faleminderit 😘 🙏🏼🙏🏼 që vazhdoni të më dëgjoni dhe vallëzoni me muzikën time ❤️ Unë ju shoh të gjithë juve dhe mesazhet tuaja, një ditë tjetër në studio sot dhe kam më shumë muzikë të re që vjen së shpejti !! @ppl_uk”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Rita Ora gjatë këtyre muajve të pandemisë, ka filluar punën për albumin e tretë muzikor.