Rita Ora është këngëtarja shqiptare që po shënon çdo ditë suksese të reja në botë.
Këngëtarja sot shënon edhe një arritje të madhe në karrierën e saj, shkruan lajmi.net.Rita ka hyrë në historinë e top listave britanike si femra me më së shumti këngë solo në top dhjetëshe.
Projekti i saj i fundit “Let You Love Me” është bërë kënga e trembëdhjetë që hynë në top 10 e top listës britanike, kënga u rendit e 6-a.“Nuk mund ta besoj këtë. Faleminderit të gjithëve. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë ditë ❤❤❤❤ #PHOENIX ☄”, ka shkruar ajo.