Këngëtarja e famshme nga Kosova, Rita Ora, në asnjë moment nuk harron vendin saj. Ajo së fundmi ka shprehur përkrahjen për Kosovën për ndeshjen ndaj Anglisë.
Rita ka publikuar një foto të realizuar në vitin 1999 e cila ka qarkulluar gjatë ditës së sotme në internet ku shihet një ushtar britanikë teksa luan me një vogëlush nga Kosova.
”Paçi fat” – ka shkruar ajo krahas kësaj foto.
Ndryshe, ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.