Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, pavarësisht famës që ka arritur, kujdeset që në çdo paraqitje të përmend edhe vendlindjen.
Gjatë ditës së djeshme ajo lansoi albumin e saj më të ri ‘Phoenix’, i cili u prit mjaftë mirë.
Për publikimin e albumit të ri, Rita ishte e ftuar për një intervistë në revistën e njohur të modës ‘Stylist Magazine’.
Mes shumë gjërave, ajo ka folur edhe për Kosovën, si dhe për koncertin madhështor që mbajti për 10-vjetorin e pavarësisë.
‘Nuk kam asnjë fjalë për të shprehur se sa jam krenare për trashëgiminë time. Në fillim të këtij viti kam dhënë një përformancë fantastike në dhjetë vjetorinë e Pavarësisë së Kosovës, dhe kjo ishte një eksperiencë e pabesueshme për mua dhe familjen time’, ka thënë Rita.
Ndryshe, pos albumit, Rita pritet të lansojë edhe projekte të tjera të cilat kanë të bëjnë më aktrim.