Prishtinë, 9 prill – Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, mbërriti dje në Kosovë, ku do të qëndrojë për një vizitë treditore. Kësaj radhe qëllimi i saj nuk është ndonjë koncert i mundshëm, por në kuadër të një misioni bamirësie, ndërsa është planifikuar të takohet me viktimat e dhunës se*ksuale.
“Jam shumë e lumtur që po punoj edhe më afër me UNICEF-in, në ditët e ardhshme do të shihni më shumë nga puna jetësore që ata bëjnë dhe ndikimin që kanë tek fëmijët”, shkroi në një postim në Instagram, Rita Ora.
Në foton e postuar dallohet një revistë me pamjen e dy fëmijëve ku shkruhet UNICEF dhe emri i Rita Orës. Ajo po bashkëpunon me firmën e njohur ndërkombëtare, “Escada”, për të cilët ka dizajnuar disa çanta, ku 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahet pikërisht për organizatën “Women for Women International”. (koha.mk)