Rita Ora është një nga yjet e muzikës botërore por edhe një femër shumë seksi. Këtë e tregoi në sfilatën e fundit të Victoria’s Secret ku shkëlqeu me veshjen e saj në tapetin e kuq, teksa dukej si një engjëll.
Por me gjithë famën dhe suksesin, këngëtarja kosovaro-britanike ka një hall të madh. Për prestigjiozen “British Vogue” ajo ka rrëfyer përditshmërinë e saj dhe teksa është pyetur për aktivitetin seksual, është betuar se e ka të vështirë të gjejë kohë për t’u argëtuar në shtrat.
“Jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot për këtë. Edhe kur dal për darkë për takim me ndonjë djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle”, tha Rita.