Rita Ora ia publikon këtë foto provokuese motrës së saj!

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora sot ka udhëtuar drej Milanos.
Ajo ka postuar një fotografi në Instagram e cila tregon se është shoqëruar nga motra e saj, Elena, shkruan lajmi net.“E mora dashurinë time me vete në Milano”, është mbishkrimi i imazhit teksa Elena rrëmben gjithë vëmendjen me format e saj trupore. Ajo është po aq simpatike sa motra e saj, të cilat pothuajse në çdo postim të publikuar në Instagram bien në syrin e publikut.

Sido që të jetë, Rita nesër do të lansojë projektin e ri muzikor “Let u love me” ndërsa albumi i saj i dytë lansohet më 23 nëntor.“Phoenix” vjen gjashtë muaj pas albumit debutues “Ora” që ishte lansuar në vitin 2012.