Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në frymën sportive të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Anglisë. Gjatë ditës së martë është shpërndarë një fotografi nga paslufta (në vitin 1999), ku shihen ushtarët britanikë duke luajtur futboll në një lagje të Prishtinës, me djelmoshat që sapo ishin kthyer në shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, përshtypje i ka bërë edhe këngëtares nga Kosova që jeton në Angli, Rita Ora, e cila e ka shpërndarë në profilin e saj në InstaStory me mbishkrimin: “Me fat”.