Rita Ora i rikthehet të dashurit, Andrew Watt

Ajo thuhet se është në një romancë të re me aktorin Andrew Garfield.

Megjithatë, Rita Ora u pa me ish të dashurin e saj, Andrew Watt pasi mbërriti në një hotel të West Hollywoodit.

Këngëtarja 28-vjeçare bëri një shfaqje elegante kur doli nga një veturë, 27-vjeçari shkoi në këmbë në hotel.

Andrew, i cili më parë kishte bartur flokët të gjatë, i cili tashmë i ka prerë, kishte të veshur një xhaketë me shirita.

Kjo vjen pas njoftimeve se Rita po takon aktorin Garfield, i cili njihet për rolin e Spider-Manit.

Duke folur për The Sun javën e kaluar, një burim tha “Rita dhe Andrew janë në fazën e hershme të romancës”.Ndryshe, biondina është duke shijuar sukseset e nxjerrjes në shitje të albumit të dytë “Phoenix”.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com