Është Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare. Ajo zuri ballinën e revistës indiane për biznes, “BW Businessworld”, e ka zgjedhur si “Gruan më influencuese të vitit”. Ora publikoi fotografinë nga kopertina e numrit të ri të kësaj reviste dhe falënderoi median për vlerësimin. Kujtojmë se Rita Ora prej disa muajsh po qëndron në Australi, pasi është e angazhuar në spektaklin televiziv “The Voice”.