Këta burra me kostume, papjonë dhe flokë të përkryer janë gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës. Përkatësisht, quhen Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Fotoja, e cila u postua në Instagram nga Dukagjin Lipa, është realizuar në vitet ’60. Dy burrat janë fotografuar teksa pinë diçka në Pejë. Çfarë rastësie apo jo?
Dua Lipa dhe Rita Ora janë sot dy nga këngëtaret më të famshme dhe me të suksesshme në botë me origjinë shqiptare. Gjyshërit e tyre ishin shokë, familjet e tyre gjithashtu shkojnë mirë me njëra-tjetrën, por ato vetë nuk kanë raportin më miqësor.
Rita dhe Dua kanë jetuar të dyja në Londër dhe për më tepër kanë ndjekur të dyja të njëjtin gjimnaz, që do të thotë se vijnë pothuajse nga i njëjti rreth shoqëror.