Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka investuar në vendlindje, shkruan “Zëri.info”.
28-vjeçarja nga Prishtina duket se është kujdesur mjaftë mirë për familjen e saj me një shtëpi të re.Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, i cili përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka postuar fotografi me një përshkrim i cili konfirmon blerjen e shtëpisë.
“Të lumtur për shtëpinë tonë të re në vendlindjen tonë në Prishtinë”, ka shkruar babai i këngëtarës krahas fotografive të postuara.
Aktualisht prindërit e Rita Orës po qëndrojnë në Prishtinë, pasi edhe kaluan pushimet në bregdetin shqiptar në Sarandë.
Në anën tjetër bukuroshja po vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme në botën e muzikës.