Rita flet shqip, i fton të gjithë shqiptarët e Zvicrës të marrin pjesë në festivalin ‘Alba’

0

‘Kce me mu’ thotë Rita Ora në videon ku fton shqiptarët të marrin pjesë në ‘Alba Festival’ në Zvicër.

Më 29 dhe 30 qershor në Cyrih të Zvicrës organizohet festivali ‘Alba Festival’, ku do të performojnë shumë artistë të njohur të skenës sonë muzikore.

Por, padyshim ylli i festivalit është shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ajo e cila do të performojë para shumë njerëzve që ajo ka ftuar përmes një videoje në rrjetet sociale të mblidhen gjatë këtyre dy ditëve, shkruan Gazeta Express.

‘Kce me mu’ thotë Rita në prezantimin e festivalit ndërsa në fund të mesazhit i thotë fansave ‘Të dua shumë’ duke i dhuruar edhe puthje.

Përveç Ritës, në këtë festivalin fundajvën e ardhshme pritet të marrin pjesë artistët si Dafina Zeqiri, Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son, Kida, Dhurata Dora.

Rita do të performojë të dielën, më 30 qershor, e në këtë datë performojnë edhe Elvana Gjata, Capital T e Kida ndër të tjerë.

Comments are closed.