Dy yjet shqiptare, Rita Ora e Dua Lipa kanë marrë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tyre në “Met Gala”, një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë.
Ngjarja që njihet për mysafirët ekskluzivë, biletat e shtrenjta, e veshjet ekstravagante, çdo vit ka një temë të caktuar. Sivjet mysafirët ishin bazuar në “ironi, humor, parodi, veshje artificiale e ekzagjerim”.
Këtë e arritën shumë yje botërore, në mesin e të cilave ishin edhe Dua e Rita.
Dua Lipa u paraqit me fustan të gjatë shumëngjyrësh e me stil të veçantë flokësh, teksa Rita Ora mori vëmendjen me fustanin me ngjyrë ari.