Me qëllim që të sigurohet perspektivë më e mirë financiare nga Buxheti i ri shtatëvjeçar i BE-së (2021-2027), Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet është në fazë të ristruktuimit. Do të zgjedhet modeli më adekuat për këtë, me angazhimin e konsultantit të jashtëm, ndërsa do të merren parasysh edhe përvojat e agjencive tjera.
Drejtoresha e Agjencisë, Lidija Dimova në hapjen e konferencës “Institucion…Sa krenarë tingëllon kjo”, tha që Maqedonia të përgatitet për mjete nga buxheti i ri shtatëvjeçar, është e domosdoshme të bëhet analizë se ku po lëviz Agjencia dhe çka duhet të ndërmerret që të përmirësohet funksionimi i saj, e në të njëjtën kohë të realizohen takimet e rregullta ne Drejtorinë e BE-së për arsim dhe kulturë.
Dimova tha se kryetari i Komisionit evropian, Zhan Klod Junker gjatë vizitës në Maqedoni në shkurt pat thënë se me rregullativën e re do të ndahen mjete për programi arsimor Erazmus +. Për këtë shkak, tha Dimova, ajo si drejtoreshë e re në Agjenci dhe me njohuri se mjetet do të jenë dyfish më të mëdha, vlerësoi se nevojitet analizë për kapacitetin e institucionit që e udhëheq dhe për kapacitetin e shfrytëzuesve të fundit të cilët do t’i absorbojnë mjetet evropiane.
Ajo pret që Agjencia kombëtare me strukturën e re të jetë më e qasshme për shfrytëzuesit, më e lehtë për komunikim, ndërsa do të kontribuojë edhe në procesin e qasjes së Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.