Shkup, 12 shtator – Prokurorja i Prokurorisë Publike Speciale Lence Ristovska shpreson që të gjendet një zgjidhje për prokurorinë. PPS ka një mandat deri në vitin 2020, është shprehur ajo, dhe krahas së ardhmes së prokurorëve, po kujdesen edhe për të gjithë të punësuarit.
Sot pritet PPS të informojë për hapat e mëtutjeshme, pasi dje mori letër nga Prokurori publik shtetëror, Lubomir Joveski për transferimin e lëndëve.
Joveski tha dje se Prokuroria është e përgatitur dhe ka kapacitet për të tu marrë me të gjitha lëndët penale nga PPS dhe shpreson që procesi do të rrjedhë shpejt. Ai konsideron se pas marrjes së lëndëve dhe eventualisht pas miratimit të Ligjit për prokurorinë publike, do të vendoset se cilët prokurorë do të procedojnë me lëndët, dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe prokurorët e deritanishëm të procedojnë me lëndët.