Shkup, 16 korrik – Prokurorja speciale Lençe Ristovska, pjesë ende e PSP-së, në një konferencë për shtyp para gazetarëve, e pyetur se ka ardhur sot në punë Prokurorja Speciale, Katica Janeva, ajo u përgjigj se nuk është takuar ene me të dhe se nuk e di se ku është ajo.
“Sot nuk jam takuar në lidhje me dorëheqjen. Sot nuk kam pasur kontakt. Nuk kemi qenë të informuar as për qëllimet e saj. Dorëheqja sa e di është deri në gjetjen e zgjidhjes”, tha Lençe Ristovska.
E pyetur për mungesën e saj, kohën e fundit, Ristoska tha se “Kjo ishte pjesë e strategjisë, por e rëndësishme që sot jemi këtu”.