Nuk bëhet fjalë për kurfarë mosdurimi, as ndërkaq për çfarëdo lloj distancimesh lidhur me koncertin e tenorit Ramë Lahaj, që mbrëmë u mbajt në OBM dhe atë në organizim të plotë të festivalit të pavarur Skena e muzikës serioze shqiptare, deklaroi për MIA-n, drejtori i OBM-së, Vaso Ristov.
OBM çdoherë është e disponueshme për bashkëpunim dhe në çdo rast, potencon Ristov, ishte dakorduar që orkestra të jetë si mbështetje muzikore e tenorit Lahaj, por, theksoi, ndonjëherë ndodhë të paraqiten probleme teknike apo lloj tjetër të harmonizimeve si shkak për të mos u realizuar bashkëpunimi në momentin e dhënë.
Në deklaratën për MIA-n, Ristov informon se në situatën konkrete ishte propozuar edhe dirigjenti ynë, por organizuesit insistuan që e tërë kjo të bëhet me shoqërim në piano, për çka organizuesit vetë e sollën vendimin.
Lahaj është artist i jashtëzakonshëm, theksoi drejtori i OBM-së Ristov, ne e repsktojmë dhe mu për atë me të ishte biseduar të angazhohet për Mbrëmjet operistike të Majit apo në ndonjë projekt tjetër të ardhshëm të përbashkët.
Fatos Lumani, drejtor artistik i festivalit Skena e muzikës serioze shqiptare, lidhur me ngjarjen sot kumtoi se, në mënyrë që të mos rrezikohet niveli artistik i koncertit, në moment të fundit vendosën ta angazhojnë pianistin me famë ndërkombëtare, Genc Tukiçin.
“Nuk mund t’i konfirmojmë apo mohojmë arsyet për mospërgjigje ndaj kërkesave të dirigjentit në një moment të caktuar dhe në nivel të caktuar nga ana e orkestrës së OBM-së. Atë që mund ta themi me siguri është se pati përkushtim dhe vullnet të mirë nga drejtori i OBM-së, Vasko Ristov dhe udhëheqësia e këtij institucioni, për realizimin e këtij kocerti. Kjo na bën që në të ardhmen pa hamendje të vazhdojmë me bashkëpunimin me këtë institucion”, qëndron në kumtesën nga Lumani. (koha.mk)