Shkup, 5 korrik – Pas ankesave të shumta të kandidatëve për pranim në Akademinë ushtarake, javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes solli vendim që të përsëritet i gjithë konkursi për kandidatët të cilët masovikisht u refuzuan, shkruan gazeta KOHA. Ministria e Mbrojtjes ua pranoi ankesat kandidatëve të rënë nga testi, kurse Akademia i nxori emrat në ueb faqen e saj se të njëjtit duhet të paraqiten për së dyti. Mirëpo, kandidatë të hënën nuk janë pranuar në testim, pasi mjeku nuk e ka përfillur vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dekanatit të Akademisë ushtarake. Sipas kandidatëve, problemi me kontrollet psikiatrike qëndron te mjeku psikiatër, Petre Ristevski, i cili ka qenë i pakapshëm për të sqaruar arsyet pse nuk e respekton vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Akademisë ushtarake. Nga shërbimi i ish spitalit ushtarak është thënë vazhdimisht se ai është i zënë. Dekani i Akademisë Ushtarake, Orce… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)